Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
www.femijet.tkForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGalleryKultura shqiptare Muzike10Kultura shqiptare Video11Kultura shqiptare Lojra10Kultura shqiptare Galeri12Kultura shqiptare Shkark10

 

 Kultura shqiptare

Shko poshtė 
4 posters
AutoriMesazh
slash
Moderatorėt
Moderatorėt
slash


Numri i postimeve : 35
Age : 32
Location : gjithandej
Registration date : 16/12/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeTue Dec 16, 2008 3:06 pm

Kultura tradicionale nė Shqipėri
Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė konsoliduar qė nga mesi i shek. XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda kėtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.


Mėnyra e jetesės nė fshat – Doke e zakone
Vendbanimet nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe kishin kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash, me rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve, atje ku kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė faj shumė i rėndė. Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet dhe mund t’i tregonte me lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.

Pėrbrenda kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve tė fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej ende mjaft mirė deri nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė plotėsisht private, mbi tė cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin dhe kushdo mund tė lėshonte bagėtinė pėr t’i kullotur, tė tjera toka qė shfrytėzoheshin sė bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo familje.

Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur klimės dhe relievit ku janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė Fushave Bregdetare, kurse fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen nė rrethin e Korēės e atė tė Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė grumbulluara ose tė shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara. Sidoqoftė, fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė shesh i vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė bakalli ose oborri i njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e dytė tė shek. XX, nė shumicėn e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pėrtėri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale tė mėparshme. U bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.

Nga pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek. XV, nė Shqipėri, mesatarja e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės, me 28 shtėpi pėr fshat. Deri nė ēerekun e parė tė shek. XX, rreth 80% e popullsisė punonte e jetonte nė fshatra, shumica e tė cilave kishin nga 20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorė. Nė 50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare ndaj popullsisė sė pėrgjithshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte qė fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės fshatare ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.

Gjatė shek. XX e sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn familjare, si edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa popullore me forma tė ndryshme argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė manifestuara nė folklorin gojor e muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė epikėn legjendare e atė historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije tė reja, me anė tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.

Nė ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion tė bazuar nė jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre beqarė. Vajzat e martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e martuar, pak kohė pas martese, veēohen nga familja e prindėrve dhe jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali mė i vogėl mbetet nė shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e frymėve pėr familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste familjesh tė mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė bashku. Nė kėto familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė ndarjen e punėve dhe tė detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė edhe doke e zakone tė dikurshme tė jetės familjare, praktika e rite pagane, etj.

Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės, pra me lindjen, martesėn e vdekjen, studiuesit qė janė marrė me to, kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė lashta, tė cilat, sado tė zbehta, jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr tė ndjellė mbarėsi pėr familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė kenė sidomos trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (kėngė mortore).

Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė caktuara tė njė kalendari tė vjetėr popullor dhe sipas studiuesve, kanė tė bėjnė me kulte tė hershme blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė pastrim i pėrgjithshėm ritual i banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm u vihej zjarri plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr hidheshin edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita e verės pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e praktika zbavitėse. Atmosferė gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr oborre e nė kryqėzime tė rrugėve mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė interesante shoqėronin dikur nėpėr malėsi festėn e “buzmit” nė natėn e solsticit tė dimrit.
Shumė festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.femijet.tk
sendi
Adrimistrator
Adrimistrator
sendi


Numri i postimeve : 120
Location : Durres
Registration date : 11/12/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeTue Dec 16, 2008 3:41 pm

Sa bene kinematografia shqiptare per kulturen e popullit te vet

permalink

Duke marr per baze se ne kanalet televizive te mbare trojeve shqiptare
duke perjashtuar deri diku tvsh, ku nuk munde te gjejm ndonje film, seri televizive, te produksionit vendor ,perveq te atyre spanjolle,italijane,meksikane,te dreqit e t'birit ,siq thot populli.
a kontribon kjo ne kulturen tone ,apo me mire te mesojm kultura te hueja e tonen te lem anash.
nese nuk kemi prodhime te kinematografis sone, atehere ok, edhe pse prap duhet te punohet ne ket drejtim pa marr parasysh kemi apo jo,
kur me sa e di ka jo te mjaft , e sidomos ne shqiperi,
amerika ta zeme ka mjafte prodhime e prodhime kinematografike por nuk ndalet sepse ka fitime te shumfishta e ne veqanti ate kulturore qe i jep popullit te vet por edhe at financiare.
dhe per fund a mund te ekzistoj ligje qe te redukohet ky numer rekord i serialeve televizive te huaja qe ne veten e tyre nuk kan as edhe nje pik
kulture qe ti dhurohet dikujt .
per mos te then edhe ket se nese i shikon 20 seriale te ketilla nuk do ndryshon asgje nga permbajtja e tyre perveq emrit te tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.femijet.tk
Princess
Moderatorėt
Moderatorėt
Princess


Numri i postimeve : 25
Age : 31
Registration date : 16/12/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeWed Dec 17, 2008 11:17 am

interesante xhenri ;)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sendi
Adrimistrator
Adrimistrator
sendi


Numri i postimeve : 120
Location : Durres
Registration date : 11/12/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeTue Dec 23, 2008 6:06 am

megjithemend e bukur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.femijet.tk
nela
Adrimistrator
Adrimistrator
nela


Numri i postimeve : 116
Age : 29
Location : Durres
Registration date : 13/08/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeThu Dec 25, 2008 10:43 am

e lezetshme!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://femijet.tk
nela
Adrimistrator
Adrimistrator
nela


Numri i postimeve : 116
Age : 29
Location : Durres
Registration date : 13/08/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeSun Dec 28, 2008 4:16 am

kush eshte xhenri?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://femijet.tk
sendi
Adrimistrator
Adrimistrator
sendi


Numri i postimeve : 120
Location : Durres
Registration date : 11/12/2008

Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitimeMon Dec 29, 2008 5:32 am

xhenri eshte emri i vertete i slashit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.femijet.tk
Sponsored content





Kultura shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Kultura shqiptare   Kultura shqiptare Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kultura shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: KĖNDI KULTUROR :: Arti dhe kultura Shqiptare-
Kėrce tek: